top of page
Search

Të lexuarit dhe të palexuarit

Updated: Feb 20, 2021



Në Planetin Tokë jetojnë njerëz të palexuar dhe të lexuar. Të palexuarit janë mjeshtrit e shqisave fizike. Jo rrallë herë ata janë grumbullues të mëdhenj të pasurive tokësore. Të zgjuarit janë ata që lexojnë. Përveç shqisave fizike të mprehura mirë, ata kanë zbuluar ekzistencën e shqisave të tjera, që nuk shihen me sy fizik.


Të lexuarit janë ëndërrimtarë guximtarë. Ata besojnë se idetë më të mira të njerëzimit janë ruajtur në libra. Të palexuarit i janë kundërvënë në jo pak raste dhunshëm të zgjuarve. Zjarrvënia e Bibliotekës së Aleksandrisë nxorri sheshit marrëzinë e tyre. Zjarrvëniet ndaj librave kanë vazhduar me shekuj, deri sa Demokracia, kjo dhuratë e Zotave, u bë mbrojtësja më e flaktë e tyre.


Njerëzit e lexuar po arrijnë majat e botës. Xhefi dhe Lonka, dy njerëzit më të pasur të planetit janë lexues të thekur. I pari u bë i pasur duke shitur libra, ndërsa i dyti zotohet se librat e kanë frymëzuar për të ndërtuar Perandorinë e tij.


Duke besuar verbërisht në madhështinë e Librit, SmartED ka përgatitur një klasë kushtuar këtij "Miku të Heshtur" të njerëzimit. Nëse keni kohë pa lexuar apo doni të ndani me të tjerë fuqinë e leximit, kjo klasë është për ju.


Regjistrohuni tani në www.smarted.al

207 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page