Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë mundësi të shumta për të rinjtë anembanë planetit nëpërmjet fushës së edukimit. Universitetet Amerikane kanë si mision të kenë pranë familjes së tyre studentë nga të gjitha kombet. Çdo vit rritet numri i të rinjve që kryejnë studimet e larta pranë kampuseve universitare amerikane.
Familje nga të gjithë kontinentet e banuara të planetit investojnë shuma të mëdha parash për edukimin e fëmijëve të tyre në Universitete Amerikane. Gjithashtu është shtuar ndjeshëm numri i familjeve shqiptare që investojnë në edukimin Amerikan.
Numri i studentëve që studiojnë jashtë Shqipërisë është 24,543 persona, përsa i përket vitit 2017 sipas Institutit të Statistikave të UNESCO-s. Krahasuar me vendet e tjera evropiane ne mbajmë vendin e parë të studentëve që studiojnë jashtë për çdo 1000 banor.
Numri i studentëve ndërkombëtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zë 5% të numrit total të studentëve. Numri total i studentëve amerikanë dhe ndërkombëtarë është rreth 20 milion studentë për vjeshtën e vitit 2018.
Mbi 4700 Universitete presin 1 milion studentë ndërkombëtarë. Këto universitete janë të specializuara në fusha të caktuara si: teknologji, financë, economics, sipërmarrje, arte, arkitekturë, sporte etj. Këto universitete janë ndër më të njohurit në planet dhe ju ofrojnë studentëve të tyre një karrierë të suksesshme për të ardhmen.
Kontributi ekonomik i studentëve ndërkombëtarë llogaritet të jetë rreth $37 miliard. Gjithashtu studentët ndërkombëtarë kanë krijuar mbi 450,000 vende pune në SH.B.A. Rreth 25% e themeluesve të sipërmarrjeve të reja që vlejnë më shumë se $1 miliard, janë studentë ndërkombëtarë që kanë kryer studimet e larta në një Universitet Amerikan.
Roli i këtyre studentëve nuk ndjehet vetëm në tregun Amerikan, por edhe në atë global. Këta të rinj njihen për lidershipin e tyre kudo në planet. Numri i studentëve ndërkombëtarë do të vazhdojë të rritet për shkak të politikës së Universiteteve Amerikane. Këto politika kanë të bëjnë me ndërkombëtarizimin e universiteteve si një mënyrë për të përgatitur gjeneratën e re, atë të “Qytetarëve të Botës”.
Comments