Provimi Amerikan SAT jepet nga maturantët e Shteteve të Bashkuara për t’u pranuar në një Universitet Amerikan. Ky provim është i detyrueshëm edhe për studentët ndërkombëtarë, që aplikojnë në Universitetet Amerikane. SAT është një test sfidues edhe për vetë gjimnazistët Amerikanë.
Përgatitja për provimin SAT fillon në moshën 15-16 vjeçare. Për studentët që ëndërrojnë Universitetet Amerikane me historinë më të suksesshme fillojnë edhe më herët se kjo moshë. Trajnimi për një gjimnazist amerikan, ndryshojnë nga ato të një gjimnazisti ndërkombëtar.
Nëse një amerikan e ka anglishten gjuhën e nënës, një gjimnazist shqiptar duhet të zotërojë në nivel të lartë Anglishten, përpara se të fillojë përgatitjet për provimin SAT. Ky provim është i njëjtë për çdo gjimnazist qoftë ai amerikan apo shqiptar. Provimi SAT nuk e merr parasysh nëse Anglishtja është ose jo gjuha e nënës.
Përgatitjet për të studiuar në një Universitet Amerikan, për një nxënës shqiptar, duhet të fillojnë që në fund të 9-vjeçares dhe fillim të gjimnazit. Gjatë kësaj kohe studenti duhet të fillojë leximin e plotë të librave në Anglisht, të jetë i aftë të zgjidhë probleme matematikore gjimnazi në anglisht dhe të studiojë për provimet SAT dhe TOEFL.
Duhet theksuar se përgatitja për t’u pranuar në një Universitet Amerikan është një maratonë. Gjatë kësaj periudhe të rinjtë garues për këtë maratonë duhet të jenë në kërkim të talenteve të tyre dhe se çfarë ata mund t’i dhurojnë planetit. Përkrahja e familjes dhe të pasurit e një trajneri gjatë kësaj maratone është e rëndësishme për çdo gjimnazist që do të jetë fitues.
Comments