top of page
Search
Writer's pictureVasjan Broka

Jam i Bindur se Kosova do ta fitojë Pavarësinë

Updated: 19 hours ago


Pavarësia e Kosovës është bërë një nga problemet më të rëndësishme, jo vetëm për vendet e përfshira në rajon, por edhe për vende të tjera të fuqishme të Botës siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që interesohen për Paqen midis shteteve dhe mbrojtjen e kombeve të vogla.


Ka disa arsye që na bëjnë të besojmë se Kosova do ta fitojë Pavarësinë:

Së pari, e drejta historike e saj. Kosova është shkëputur me dhunë nga trualli amë; gjuha, zakonet dhe traditat kulturore të saj nuk kanë asgjë të përbashkët me serbët, kështu që jo Ballkani, por as Evropa nuk mund të jetë e qetë pa shkuar në vend e drejta shqiptare, shkëputja njëherë e mirë e Kosovës nga Serbia.

Së dyti, Kosova në këta tetë vjet nën administrimin ndërkombëtar të UMNIK-ut ka treguar se klasa politike e saj ka fituar përvojë, duke provuar se është e aftë të udhëheqë një shtet sovran. Shembull i pastër për këtë janë zgjedhjet e 17 Nëntorit, të cilat, me gjithë përpjekjet që bëri Beogradi për dështim, u kurorëzuan me sukses, në mënyrë të kulturuar.

Së treti, faktori i brendshëm pozitiv mbështetet nga faktori i jashtëm. Kosova ka përkrahjen e SHBA-së dhe të disa shteteve të fuqishme të Evropës. Po pengon Rusia, si “mëmë” e shteteve sllave, por as Rusia, as mbështetësit e saj nuk do t’ia arrijnë qëllimit.


Kosova do të shpallë Pavarësinë dhe përballë një fakti të tillë të kryer, vendet kundërshtare duhet të mendohen mirë para se të pozicionohen kundër politikës amerikane.

“Kosova, - siç thotë një poet, - është në muajin e nëntë shtatzënë me lirinë”.

Pas Festave të Nëntorit na pret Dita e Pavarësisë së Kosovës.

Lavdi Zotit!

TIranë, më 26.11.2007

76 views0 comments

Recent Posts

See All

Comentários


bottom of page