top of page
Search

Një historik i shkurtër i Universiteteve Amerikane

Updated: Aug 24, 2020

Universitetet e para në planet kanë filluar të hapen në Europë. Universiteti më i vjetër është ai i Bolonjës, i themeluar në vitin 1088. Universiteti i Parisit (1150), Universiteti i Oxford (1150) dhe Universiteti i Cambridge (1209) janë të tjera institucione edukimi të lartë të themeluara në Europën mesjetare.

Universiteti i parë i themeluar në tokën Amerikane është ai i Harvard në 1636. Ky Universitet është hapur fillimisht për edukimin e klerikëve Kristian. Në vitin 1776, viti i Deklaratës së Pavarësisë Amerikane, ishin 17 universitete në total.


Themeluesit e shtetit Amerikan e kanë lënë organizimin e edukimeve të larta në duar të qytetarëve të lirë. Duhet theksuar se sistemi i universiteteve Amerikane është i decentralizuar dhe i pavarur nga qeveria federale e Sh.B.A. Gjatë shekullit të 19 pati një rritje në numër të universiteteve private të themeluara kryesisht nga grupe fetare. Nënshkrimi i Aktit Morrill nga Presidenti Abraham Lincoln gjithashtu e rriti ndjeshëm numrin dhe cilësinë e universiteteve Amerikane.


Ky dokument mbështeti ndërtimin e Universiteteve të reja. Këto Universitete u kthyen në qendra inovacioni dhe zhvillimi ekonomik. Bujqësia, Shkenca dhe Inxhinieria njohën një hov të ri zhvillimi. Në vitin 1900, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin më pak se 1000 Universitete.


Pas Luftës së Dytë Botërore, numri i Universiteteve njohu rritjen më të madhe. Nga viti 1965 deri në vitin 2000, numri i studentëve u trefishua nga 6 milion në 15 milion. Sot në Universitetet Amerikane ka rreth 20 milionë studentë të regjistruar.


Sistemi Amerikan i edukimit ofron programe të shumëllojshme që i përshtatet çdo studenti. Qëllimi i këtij sistemi është që t'i ofrojë mundësi çdo gjimnazisiti për t'u bërë pjesë e arsimit të lartë. Çdo vit ky sistem nxjerr talente për tregun më të madh të planetit.


31 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page