Startup Diaspora (1366 × 768px) (1).jpg

Projekti “Startup Diaspora” ka si mision ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta ndërmjet të rinjve shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendi. Shkëmbimi i dijeve profesionale është në qendër të vëmendjes së këtij projekti. Hapi i parë për të realizuar këtë projekt afatgjatë është organizimi i një Kuvendi në Tiranë midis sipërmarrësish dhe profesionistësh shqiptarë. Qëllimi final i këtij projekti është organizimi i vazhdueshëm i shkëmbimeve profesionale të të rinjve shqiptarë në linjën Tiranë-Diasporë dhe Diasporë-Tiranë. Nëse je një sipërmarrës apo profesionist shqiptar në Diasporë të ftojmë të aplikosh të bëhesh pjesë e këtij projekti.
*Projekti do të mbulojë një pjesë të shpenzimeve për personat e përzgjedhur. 

Apliko Tani