top of page
Hogwarts%20School%20of%20Witchcraft%20an

Klasa e Librit për fëmijë

Të lexosh është një veprim i shenjtë njerëzor. Qytetërimet më të zhvilluara janë ngritur mbi "Librin". Në SmartED kemi vendosur të krijojmë një klasë që i kushtohet leximit të librit nga fëmijët. Libri që kemi përzgjedhur të nisim është "Harry Potter dhe Guri Filozofal". Saga e Harry Potter-it është një udhëtim magjik në zbulimin e vlerave më të mira njerëzore. Fëmijët do të zgjerojnë njohuritë e tyre gjuhësore nga një shqipe e kulluar e Amik Kasoruho-s. Ata do të stërviten që të flasin, shkruajnë dhe ëndërrojnë bukur. Gjatë leximit fëmijët do të njihen me personazhe që do të formësojnë dhe pasurojnë karakterin e tyre. Mbi të gjitha lexuesit e vegjël do të fillojnë të besojnë se magjia është e pranishme nëse ne guxojmë të dashurojmë me gjithë forcën e zemrës sonë.

​

Klasa e Librit përfshin 4 orë studim në grup në Klasën SmartED dhe Film-in në fund të Klasës.

​

  • whatsapp_PNG11
  • Instagram
bottom of page