top of page
Copy%20of%20Kampi%20SmartED%20(1)_edited

Kampi SmartED


28 Qershor - 9 Korrik 2021
Korçë, Shqipëri

Kampi veror në Korçë i kushtohet Edukimit dhe Sipërmarrjes për të rinjtë e moshës 14 – 18 vjeç. Këta të rinj përballen me marrjen e vendimeve më të rëndësishme për sa i përket zhvillimit të tyre personal. Në këtë kamp do të përqëndrohemi tek rëndësia e vendosjes së qëllimeve dhe realizimi i tyre hap pas hapi. Çdo i ri do të stërvitet për të pasur një vështrim më të qartë për rolin që do të marrë në shoqërinë njerëzore. Ata do të aftësohen për t’u bërë pjesë e universiteteve më të mira botërore. Gjithashtu do të trajnohen për të hedhur në një plan biznesi idetë e tyre sipërmarrëse. Sporti zë një vend të veçantë në programin tonë. Ngjitja në mal dhe lojërat e pasdites do të theksojnë më shumë rëndësinë e sportit si një mjet edukimi në mbarëvajtjen e një jete plot energji. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij kampi veror për të hapur dyert e një jete plot Aventura.

 

Programi

 

8:00 - 09:30 Ngjitje në Moravë

10:30 - 11:30 Si të jemi pjesë e Universiteteve më të mira?

12:00 - 13:00 Sipërmarrës të së Ardhmes

16:30 - 17:30 Klasa e Librit

18:00 - 20:00 Sport/Vizita të ndryshme në Qytet

Fundjava - Vizitë në Voskopojë

Çmimi (pa akomodim)

25'000 Lek

Çmimi (me akomodim)

80'000 Lek

Trajnerët

DSC_0357_edited.jpg

Vasjan Broka

Unë jam Vasjani, trajner i klasës inteligjente SmartED. Pas një rrugëtimi profesional, edukimi dhe trajnimesh në Amerikë, Izrael, Britani të Madhe, Irlandë, Bullgari dhe Shqipëri dua të ndaj me ju eksperiencën time nëpërmjet një programi veror të quajtur Kampi SmartED, që ju kushtohet të rinjve që duan të studiojnë jashtë shtetit. Me mbarimin e studimeve akademike në degën e Matematikës dhe Ekonomiksit, pranë Universitetit Amerikan të Bullgarisë, vendosa të rikthehem në Shqipëri për të vazhduar trajnimet me studentë nga grupmosha të ndryshme. Biznesi që kam themeluar, ofron një variacion klasash dhe shërbimesh të cilat përgatisin të rinjtë se si të bëhen pjesë e një universiteti Amerikan. Më shumë se 80 studentë kanë ndjekur klasat e personalizuara të SmartED deri tani. Dua t’ju ftoj të bëheni pjesë e Kampit SmartED dhe së bashku të nisim rrugëtimin drejt një edukimi elitar.

CP1A3177 1.jpg

Pamela Gruda

Unë jam Pamela, trajnere e SmartED. Diplomuar dhe çertifikuar me rezultate ekselente si Farmaciste pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, themeluese e kompanisë Ample, si edhe pjesë e stafit pedagogjik të Albanian University. Eventet edukuese janë pjesë e misionit tim, ndaj dua të kontribuoj në Kampin SmartED si bashkë-krijuese e tij, si edhe duke dhënë një dozë eksperience personale nga një kamp veror amerikan për matematikë. Nëpërmjet klasave dhe eventeve të ndryshme të këtij kampi duam të nxjerrim më të mirën e të rinjve tanë.

Faleminderit! Do ju kontaktojmë së shpejti!

Na kontaktoni

Ish-Parku i Autobuzave, Tiranë

+355694795323

  • whatsapp_PNG11
  • Instagram
bottom of page