top of page

Anglisht për Fëmijë

Kjo klasë ju dedikohet fëmijëve, prindërit e të cilëve duan që ata të studiojnë në një Universitet Amerikan. Stërvitja është tërësisht e personalizuar. Fëmijët do të mësojnë anglishten me ritmin e tyre dhe jo të grupit. Mësimi i anglishtes me një qëllim final do t'i ndihmojë ata të studiojnë me përgjegjësi. Paqartësia e mësimit thjesht se ndoshta do të duhet në të ardhmen, nuk i ndez fëmijëve dëshirën për të vazhduar deri në fund. Studimi në një Universitet Amerikan është një mision që ja vlen të shihet si një medalje e artë për t'u fituar gjatë rrugëtimit të tyre akademik. 

  • whatsapp_PNG11
  • Instagram

Anglisht për të Rritur

Anglishtja është gjuha botërore e komunikimit ndërmjet njerëzve të kombësive të ndryshme. Ajo është një gjuhë që të lehtëson lëvizjen e lirë në planet dhe të krijon mundësi të reja të bashkëkrijimit në Epokën e Internetit. Nëse ju e konsideroni veten madhor dhe që nuk keni mundësi ta përvetësoni këtë gjuhë, thjesht po gaboni. SmartED ofron një klasë tërësisht të personalizuar për të rritur nivelin tuaj të anglishtes. Klasat do të përgatiten sipas nivelit dhe qëllimit tuaj për të përvetësuar këtë gjuhë. Pas kësaj klase, ju do të arrini të udhëtoni lirshëm dhe të mbyllni marrëveshjet tuaja pa pasur nevojë për përkthyes. Përmirësohuni çdo ditë me SmartED.

  • whatsapp_PNG11
  • Instagram
bottom of page